ÇFARË BËJMË NE
UNICEF është lider botëror që promovon dhe mbron të drejtat e fëmijëve në 190 shtete, përfshirë edhe Kosovën.
Cfarë bën UNICEF në Kosovë
UNICEF-i në Kosovë punon për të siguruar që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe që fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë të jenë të shëndetshëm, të mbrojtur dhe të përfshirë ashtu që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
UNICEF-i në Kosovë është i përkushtuar që të mos lërë asnjë fëmijë prapa. Ne punojmë së bashku me partnerët tanë për të siguruar që çdo fëmijë i vogël të ketë qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe kujdes edukativ, që të gjithë fëmijët të kenë qasje në mësim cilësor nga arsimi para fillor e deri në atë të mesëm, që të gjithë fëmijët, e veçanërisht më të cenuarit të mbrohen nga dhuna, abuzimi, lënia pas dore dhe shfrytëzimi dhe që adoleshentët dhe të rinjtë të marrin aftësi të duhura për pjesëmarrje aktive në punë dhe jetë.
UNICEF-i në Kosovë punon në këto fusha duke mbështetur zhvillimin e politikave, duke ofruar asistencë teknike dhe këshilla për zbatimin e këtyre politikave dhe duke u angazhuar për më shumë investime publike për fëmijë dhe familje. I mbështesim partnerët që të ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë për fëmijët në terren si nivelin lokal ashtu edhe në mbarë Kosovën. Ne punojmë në promovime, hulumtime, inovacione dhe monitorim të rezultateve për fëmijë. Nxjerrim në pah programe dhe praktika premtuese në nivel komunal, shkëmbejmë përvoja dhe mësime të marra si dhe punojmë me shumë hisedarë për t’i ngritur qasjet inovative dhe efektive për të përfshirë sa më shumë fëmijë.
UNICEF-i në Kosovë punon në mënyrë të integruar për t’i adresuar sfidat me të cilat përballen fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Puna jonë për periudhën 2021–2025 është organizuar rreth tre fushave kryesore të programit.
- Dekada e parë e jetës
- Dekada e dytë e jetës
- Përfshirja sociale dhe monitorimi i të drejtave të fëmijëve
UNICEF-i në Kosovë punon edhe në zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 tek fëmijët dhe familjet e tyre.